Thaçi bën llogaritjet në emision, tregon sa do të jetë paga e një mësuesi

Aktuale

Thaçi bën llogaritjet në emision, tregon sa do të jetë paga e një mësuesi

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:55
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka treguar se sa është rritja reale e një rroge tek një mësues i shkollës fillore. 

Ai ka thënë se, edhe qeveria, por edhe kritikuesit, po manipulojnë me rritjen reale.

“Gjithmonë kur flitet për gjëra të tilla që janë më të ndërlikuara se sa janë nominalisht, ka manipulime nga të dyja palët. Kur flet me terma nominal nuk e flet me terma nominal. Qeveria nuk tregoi se çfarë hiqet nga bruto. Nëse e shohim këtë në fushën e arsimit, 421 bruto, kjo nuk është paga aktuale në fakt bruto. Kontrata e mësimdhënësit aktual është 421 paga, pastaj gradimi diku 58.30 cent dhe pastaj 0.5% përvoja për cdo vit”, ka thënë ai.  

“Kjo shifër nuk është e saktë. Kjo është paga bazë por jo bruto. Po flas për mësues të fillores në këtë rast. Në terma nominal është rritur nga 421 në 588 euro. Që i bjen është rritur për 197 euro. Por kur hiqet gradimi në pagën e vjetër, që tani me gjasë nuk është në ligjin e ri, atëherë rritja është 107 euro e jo 197 euro sa po thonë qeveria”, shtoi Thaçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat