Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se e mbështet qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai tha se personalisht mendon që marrëveshja për Asociacionin e nënshkruar më 2013 nga Kosova e Serbia, nuk duhet të zbatohet.
Lushtaku ka shtuar se në kohën kur ish-kryeministri, Hashim Thaçi e nënshkroi Asociacionin në Bruksel, rrethanat politike ishin tjera.
“Asociacioni nuk duhet të bëhet. Ky është qëndrimi im. Në bazë të rrethanave të Kushtetutës, ne kemi reflektuar, dhe kemi treguar se nuk e mbështesim një Asociacion të tillë. Asociacioni e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Mbi cdo parti politike, ne duhet të mendojmë për Kosovën.”, tha Lushtaku.
Deputeti i PDK-së ka shtuar se shtetësia e Kosovës është shumë më e rëndësishme sesa çdo marrëveshje.