“Jeni idiota, i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit”, Kraki i reagon ashpër LDK-së dhe PDK-së pas debatit me kryeministrin

Aktuale

“Jeni idiota, i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit”, Kraki i reagon ashpër LDK-së dhe PDK-së pas debatit me kryeministrin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:03
Nezir Kraki

Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki ka reaguar ndaj partive opozitare pas debatit në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri Kurti foli për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një postim në Facebook, Kraki pyeti përfaqësuesit te LDK-së dhe PDK-së se përse nuk e kanë kundërshtuar asociacionin kur e kanë nënshkruar liderët e tyre.

“Pse s’i thatë ambasadorit amerikan që nuk bën asociacioni por shkuat aty ne rresht, kokë-ulur e më shpresën që po bëheni faktorë” shkruan Kraki në Facebook.

Postimi i plotë:

D.m.th në PDK dhe LDK askush s’ka fytyrë e as guxim me e këqyrë vetën në pasqyre.

O debila amnezikë, pse nuk e keni kundërshtua Asociacionin kur liderët e juaj e nëshkruan, bile atë ne versionin e republikës serbe brenda Kosovës?

Po ta kishit pasur një miligram integritet personal apo moral publik, ju sot e kishit mshele gojën e ishit zhduk skutave të turpit. Jo! Në vend të kësaj ju i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit i cili veç po tenton me i korrigjuar tradhtitë e krimet e shefave dhe partive që ju përfaqësoni. Dhe këtë e bëni me zell aq pro-serb sa që edhe vet serbët habiten.

Pse s’i thatë ambasadorit amerikan që nuk bën asociacioni por shkuat aty ne rresht, kokë-ulur e më shpresën që po bëheni faktorë.

Ju që s’keni guxim me u distancu as nga veprimet e dëmshme të ish shefave, ju s’i duheni as partive ku jeni as Kosovës. Jeni ne jargitje të kota e në manovra që veç Serbisë i konvenojnë. Jeni idiota, shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat