Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligj e rregulla të reja

Aktuale

Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligj e rregulla të reja

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:11
Tomas Szunyog

Kosova është përmirësuar shumë në aspektin e integritetit zgjedhor i cili nuk është vetëm detyrë e Komisionit Qendror Zgjedhor, por edhe detyrë e qytetarëve.

Kështu ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog në shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën: “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”, të organizuar nga KQZ.

Szunyog tha se BE është e interesuar të shoh përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Nuk është vetëm detyrë e KQZ-së që të sigurojnë se zgjedhjet janë të mbajtura me integritet por është edhe detyrë e qytetarëve. Integriteti zgjedhor është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të dimë që çdo votë shkon aty ku duhet… kemi pas edhe raste kur kemi pas disa mashtrime në zgjedhje dhe kjo ka luhatur besimin e njerëzve në proceset zgjedhore dhe në sistemet demokratike. Kosova është përmirësuar shumë në këtë fushë.

Më lejoni që ta theksoj se ne jemi të interesuar që ta shikojmë përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Dëshirojë ta shikoj këtë proces të përmirësuar dhe kompletuar me një ligj të ri dhe rregulla të reja“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat