Sindikata e Judikaturës pro dërgimit të Ligjit të Pagave në Kushtetuese

Aktuale

Sindikata e Judikaturës pro dërgimit të Ligjit të Pagave në Kushtetuese

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:12
Kushtetusja

Sindikata e Pavarur e Judikaturës (SPJK) e ka përkrahur nismën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për t’i kërkuar Avokatit të Popullit që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i SPJK-së, Bahri Jashari.

Sipas Jasharit, Sindikata e Judikaturës konstaton se të punësuarit në sistemin gjyqësor janë të dëmtuar me paga në krahasim me pagat që kanë marrë deri më tani.

“Të njëjtit jo që do të marrin rritjen e premtuar nga Qeveria por përkundrazi shumica e punonjësve do të kenë stagnim dhe zbritje të theksuar të pagave”, ka thënë Jashari.

Ligji i Pagave ka hyrë prite të hyjë në fuqi këtë muaj derisa Qeveria e Kosovës ka caktuar 105 euro koeficientin për pagat e gjithë shërbyesve publikë ku bëjnë pjesë edhe të punësuarit në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat