Pal Lekaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për rastin e 53 milionë eurove

Aktuale

Pal Lekaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për rastin e 53 milionë eurove

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:01
Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shyqrtimin gjyqësor të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e 53 millionë eurove, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të pafajshëm, bashkë me Lekajn u deklaruan edhe tre të akuzuarit e tjerë Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklarim të tillë, të akuzuarit e dhanë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special Atdhe Dema.

Paraprakisht, i akuzuari Berisha pas leximit të aktakuzës kërkoi sqarim për të njëjtën, pasi sipas tij është e paqartë dhe më pas u deklarua i pafajshëm.

Ndërsa, aktakuza e 18 shkurtit 2022, u konsiderua e lexuar.

Më pas, seanca vazhdoi me dhënien e fjalëve hyrëse nga palët në procedurë.

Ndërsa, sesioni i pasdites po vazhdon me dëgjimin e dëshmitairt Avdi Kamerolli.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pa fajshëm për veprën penale që iu vihen në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat