Kusari-Lila e njofton Borellin e Lajçakun pasi Vuçiq foli kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Aktuale

Kusari-Lila e njofton Borellin e Lajçakun pasi Vuçiq foli kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryeministri Albin Kurti

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka denoncuar një fjalim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër kryeministrit Kurti, i cili akuzonte ata që e liruan Kurti nga burgu serb.

Për këtë, Kusari-Lila ka përmendur në postimin e saj në Twitter edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

“Presidentit të Serbisë i vjen keq në Parlamentin serb se pse ish-presidenti i RFJ-së e liroi atëherë të burgosurin politik atëherë, tani kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga burgu. Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Serbi, në mënyrë të ngjashme duan që kundërshtarët e tyre politikë të jenë në burg”.

Kusari-Lila ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të Vuçiqit me përkthim për këtë çështje.Vuçiq përmes një dokumenti dëshiron t’iu tregojë parlamentarëve serbë se kush e liroi Kurtin kur ishte në burgun serb.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat