Deklarata për planin franko- gjerman dhe asociacionin, Maxharraj reagon “ashpër” ndaj opozitës: E mjerë, e gjorë dhe e pa fytyrë!

Aktuale

Deklarata për planin franko- gjerman dhe asociacionin, Maxharraj reagon “ashpër” ndaj opozitës: E mjerë, e gjorë dhe e pa fytyrë!

Nga: N.E. Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:55
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Adixhiku

Analisti politik në Amerikë, Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj opozitës dhe deklaratave për asociacionin.

Maxharraj thotë se shënjestra e opozitës është Kurti dhe jo Vuçiqi dhe kësisoj ajo nuk e ka dertin e planit franko- gjerman dhe as dertin e krijimit të Asociacionit.

“Shënjestra e opozitës Kurti, e jo Vuçiqi. Shënjestra e opozitës nuk është Serbia, e as Vuçiqi. Opozita nuk e ka dertin se a pranohet plani franko- gjerman, nuk e kanë dertin as krijimin e Asociacionit me autor Isa Mustafën, por shënjestra e kësaj opozite është qeveria Kurti, e cila po u nxjerrë për lendinë të gjithë të pa larat, hajninë, korrupsionin dhe cenimin territorial të Kosovës përmes ndarjes”, deklaron Maxharraj.

Ai e quan opozitën të mjerë, të gjorë dhe të pa fytyrë, gjersa shton se ajo asgjë nuk bën për Serbinë, por i vërsulet qeverisë Kurti.

“Kjo opozitë e mjerë, e gjorë dhe e pa fytyrë apo më dy e tri fytyra për të baltosë qeverinë dhe Kurtin sillen poshtë lartë nga Evropa, e deri në Amerikë duke shpifë me lloj lloj gënjeshtra ndaj qeverisë dhe Kurtit, i cili po mundohet të shtrijë sovranitetin edhe në veri të cilin kjo opozitë ogurzezë nuk bëri asgjë pos që ia ka Serbisë, Vuçiqit dhe bandave të tij të kalurojnë si të ishte pronë e Serbisë.

Kjo opozitë e mjerë dhe më shumë fytyra që është krejt e pafytyrë asgjë nuk thotë për Serbinë e cila është gjenerator i të gjitha krizave në Kosovë, nuk thotë asgjë për pozitën e serbëve në Kosovë e cila është më avansuar në Evropë, por i vërsulet qeverisë Kurti kur ai po tenton të shtrijë autoritetin shtetëror edhe në veri”, pohon analisti.

Sipas tij, ajo dëshiron të krijohet asociacioni një etnik serb.

“Kjo opozitë nuk thotë asgjë se për bandat, kriminelët e Vuçiqit që rebelohen në Veri më urdhrat nga Serbia. Kjo opozitë më shumë po dëshiron të bëhet Asociacioni një etnik serb i cili e atakonë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës sipas konceptit të Isa Mustafës në vend qe të kërkojnë përgjegjësi ndaj tij për tradhti kombëtare, e për të cilin është lidhë aq shumë Evropa përmes pro serbëve të tipit të Borellit dhe Lajçak, por edhe përmes të bullizmit të papresedan të emisarit nga Amerika Gabriel Escobar që po dalin hapur në krah të Serbisë për çështjen e Asociacionit një etnik”, thekson Maxharraj.

Ai ka shtuar se asociacioni nuk do të kalojë, sepse jo vetëm që është antikushtetues, por edhe sepse nuk e lejon populli.

“Qeveria e Kosovës në krye më Albin Kurtin nuk do të lejojë që organizimi i shtetit të bëhet në baza etnike, sepse kjo do të jetë thikë pas shpine pavarësisë së Kosovës të cilën po e kërkon Serbia, por që po i ndihmon edhe opozita më shkeljen e saj kundër qeverisë së Kosovës. Pra Asociacioni i kuslingut të Isa Mustafës nuk do të kalojë sepse jo vetëm që është antikushtetues, por këtë nuk e lejon populli”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat