Pas fëmijës, FSK arrin të shpëtojë edhe nënën

Aktuale

Pas fëmijës, FSK arrin të shpëtojë edhe nënën

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:08
Pamje nga tërmeti në Turqi

Një kontigjent i FSK po qëndron në Turqi për ndihmë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ushtria e Kosovës, sot ka arritur të shpëtojë një fëmijë nga rrënojat, derisa tani u njoftua se u shpëtua edhe nëna e fëmijës, e cila ishte në kërkim.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,

Postimi në Facebook:

Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.

Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.]

Ju lumtë krenaria jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat