Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova niset drejt Turqisë

Aktuale

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova niset drejt Turqisë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 08:08
Mahir Hasani

Një ekip prej gjashtë anëtarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës janë nisur drejt Turqisë për t’i dal në ndihmë popullatës atje që është prekur nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.

Kryetari i kësaj shoqate Mahir Hasani, dha detaje më shumë.

Hasani tha se një nga arsyet e kësaj iniciative është se Turqia e ka ndihmuar Kosovën mjaft gjatë luftës.

“Ne në mënyrë simbolike kemi shprehur dëshirën tonë të shkojmë atje dhe me forcat tona sa i kemi për t’ju ndihmuar”, tha Hasani.

Tërmeti i së hënës tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte provinca Gaziantep.

Fuqia e lëkundjes së tokës ishte 7.8 ballë.

Deri më tani raportohet se numri i viktimave si pasojë e këtij tërmeti ka shkuar mbi 15 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat