Quni për Abdixhikun: Çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist

Aktuale

Quni për Abdixhikun: Çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 11:39
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i ka “dalë në mbrojtje” kryetarit të tij, Lumir Abdixhiku.

Quni thotë se Abdixhiku është çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist.

Sipas tij, videot manipuluese, siç i quan ai, të Lëvizjes Vetëvendosje janë dëshmia më e mirë që Abdixhiku bën punë të mria e të suksesshme.

“Videot e tyre manipuluese e propaganduese kundër LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, janë dëshmia më e mirë se kryetari jonë përpos shumë punëve të mira e të suksesshme që po i bën në shtëpinë tonë politike, është shndërruar edhe në çmontues e demaskues të pushtetit të paaftë populist”, ka shkruar ai.

“Kosova e meriton më të mirën. LDK do ta bëj më të mirën”, ka shtuar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat