Ndodh edhe kjo - Gruaja ikë natën nga shtëpia, ia merr burrit hiç më pak se 80 mijë euro

Aktuale

Ndodh edhe kjo - Gruaja ikë natën nga shtëpia, ia merr burrit hiç më pak se 80 mijë euro

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta, që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

Hajnat që kryejnë vjedhje nëpër shtëpi e banesa shpesh dalin të jenë persona të njohur, por edhe të afërm e familjarë.

Një rast i tillë dhe jo fort i zakontë po dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Ferizaj.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë e ka denoncuar bashkëshorten e tij, e cila po dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tyre në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, gruaja e tij ia ka marrë hiç më pak se 80 mijë euro cash, para këto që i kishte fshehur në një vend, për të cilin ishin në dijeni vetëm ata të dy.

Gruaja e dyshuar ka ikur nga shtëpia me mijëra euro dhe nuk po dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Burri i të dyshuarës ka tentuar që të bie në kontakt me të, por e njëjta është zhdukur dhe ende nuk ka rënë në gjurmët e saj.

Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja dhe çka mund të fshihet pas  këtij rasti të pazakontë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teka me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat