Një “jo” për propozimin franko-gjerman do i prishte punë Kosovës, çfarë tha sot Kurti në Kuvend për dialogun

Aktuale

Një “jo” për propozimin franko-gjerman do i prishte punë Kosovës, çfarë tha sot Kurti në Kuvend për dialogun

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 18:49
Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, propozimin franko-gjerman të BE-së, si dhe themelimin e Asociacionit

Kreu i Qeverisë theksoi se qysh në takimin e parë të 18 gushtit, me ftesën e Josep Borrell, i ka kishte bërë të qartë këtij të fundit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje.

“Në takimin e datës 18 gusht ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit që Kosova nuk do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare, mbi njohjen e ndersjelltë”, tha Kryeministri Kurti.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti foli edhe për ndëshkimet që mund t’i merrte Kosova, nëse do i thoshte ‘jo’ propozimit franko-gjerman nga BE-ja. Ai tha se në takimin e 20 janarit të këtij viti me Mirsolav Lajçak dhe emisarët gjerman, francez e italian, ia bën të qartë atij se propozimi ishte pranë formatit “merre ose leje”.

Siç tha Kurti, ata ia bën të qartë se nëse propozimi kundërshtohet, atëherë Kosova do të kishte ndëshkime diplomatike dhe do të dobësohej besimi i aleatëve me shtetin tonë, dhe se shteti do të hynte në një rrugë të konfrontimit me aleatët ndërkombëtarë.

“Më 20 janar 2023, emisarët ndërkombëtarë që e shoqëruan ndërmjetësuesin Lajçak, pra emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa qëndrime në këtë takim të fundit. Ata ma bënë të qartë se propozimi kryesor është pranë formatit ‘leje ose merre’. Nuk do të lejohet negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohej me hapa kundershtues e ndeshkues diplomatik për Kosovën dhe do te krijoj dobesim serioz te mirebesimit ndermjet nesh dhe shteteve te tyre”, tha Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Qeverisë e quajti gabim strategjik, nëse ai në Bruksel do të propozonte opsione për Serbinë lidhur me Asociacionin, ndërsa shtoi se themelimi i tij ndodh vetëm nëse pranohen gjashtë kushtet që ai përmendi javën e kaluar.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti u kritikua nga opozita për mos koordinim me ndërkombëtarët, por që ai tha se po e mbron interesin e Kosovës me qasjen e tij në dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat