Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat

Aktuale

Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pati pyetje të shumta karshi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai Vitinë e quajti përfaqësues të sektorit shëndetësor privat derisa tha se ministria e Shëndetësisë është drejtori i sektorit privat.

“A do ia braktisësh sërish pacientët dhe shëndetësinë si e vlerësoni punën e Përparim Ramës? Ju e thatë se antikorrupsioni po merret me juve, a keni pas marrëdhënie kontraktuale me Olive sa ka qenë paga juaj, çfarë pozite keni pasur, a keni punuar vetë apo edhe me ndonjë familjarë? Pyejte nuk do të bëjë për sektorin publik sepse asnjë premtim nuk e keni realizuar dhe ju jeni përfaqësues i sektorit privat. Skandalet janë të një pas njëjshme.

Ushtruesja e detyrës është ish drejtoresha e Mytaher Haskukës ndoshta nuk është politike, por me marr një drejtoreshë politike duke pas mijëra menaxherë këtu por prapë është çështje juaj. Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat