Tadiq për planin franko-gjerman: Nënshkrimi i saj është anëtarësim i Kosovës në OKB

Aktuale

Tadiq për planin franko-gjerman: Nënshkrimi i saj është anëtarësim i Kosovës në OKB

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 09:50
Boris Tadiq

“Nuk mundesh që në njërën anë të thuash se do ta parandalosh anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në anën tjetër të nënshkruar një marrëveshje të tillë”, ka thënë ish-Presidenti i Serbisë,  Boris Tadiq, në lidhje me planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, plan të cilin Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë ta ketë pranuar, por se nuk pranon që të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Anëtarësimi i Kosovës në OKB “do të ishte pothuajse i pamundur të parandalohej” ka thënë Tadiq në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”.

“Në cilindo rast, do të ishte shumë më e vështirë, po thuajse e pamundur që kjo të parandalohej nëse një marrëveshje e tillë nënshkruhet. Në kohën sa unë isha në qeveri, kjo ishte e pamendueshme dhe madje as temë diskutimi”, ka shtuar ai.

Tadiq thotë se “për 10 vite” Aleksandar Vuçiq “ka qenë duke e përgatitur opinionin për këtë” derisa shtoi se propaganda e tij është të “fajësosë” qeveritë e kaluara.

“E vetmja zgjidhje e Perëndimit për Kosovën është njohja dhe anëtarësimi në OKB. Siç mund ta shihni, deri sa erdhi kjo qeveri, ata as nuk kanë pasur bashkëbisedues për këtë temë në Serbi”, ka thënë ai.

Boris Tadiq, shprehet se nuk do ta nënshkruante një marrëveshje të tillë çfarë është plani franko-gjerman, për të cilin vlerëson se “krahasuar me pasojat afatgjate të një shkopi të tillë, edhe karrrota më e madhe është kënaqësi afatshkurte”.

Kujtjojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se e ka pranuar planin franko-gjerman si kornizë të re të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por “me një rezervë”.

Vuçiq është shprehur kategorikisht kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB si dhe njohjes “de jure” të shtetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat