​Kurti pranoi urime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka avancim të bashkëpunimit

Aktuale

​Kurti pranoi urime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka avancim të bashkëpunimit

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:47
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e 15- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me urimet për prosperitet dhe mirëqenie për Republikën e Kosovës, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në letër urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti ka shprehur kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, dhe për gatishmërinë e shprehur nga të dy palët për pasurimin e mëtejshëm të tyre me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.

Letra e plotë;

Përkthim jozyrtar

I nderuar Albin,

Shkëlqesia Juaj,

Është nderi dhe kënaqësia ime e veçantë që me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, me urimet për prosperitet dhe mirëqenien të Republikës së Kosovës.

Përfitoj nga rasti që të shpreh kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, gatishmërinë e shprehur reciprokisht për pasurimin e tyre të mëtejshëm me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.

Ju shpreh, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat