Rukiqi: LDK ma bëri më të lehtë zgjedhjet për rrugëtimin tim politik

Aktuale

Rukiqi: LDK ma bëri më të lehtë zgjedhjet për rrugëtimin tim politik

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Foto nga takimi

Aderimi më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka cilësuar hyrjen në politikë si zhvillim të natyrshëm në karrierën e tij.

Ai tha se kjo vjen pas një përvoje të gjatë në sektorin publik e privat, teksa shtoi se sot vendi ka nevojë për profesionistë që marrin përgjegjësi, për t’i dhënë drejtimin e duhur proceseve politike e zhvillimore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ma bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik, me orientimin e qartë ideologjik si dhe me kredibilitetin që e gëzon si parti, e që buron nga kontributi në të gjitha proceset për lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit”, është shprehur Rukiqi.

Lajmin për aderimin e Rukiqit në LDK, e bëri vet kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “vendit do t’i japim zgjedhje politike të pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat