Përfundon organizimin për Pavarësinë e Kosovës në Beograd, Kamberi: Gjithçka e zakonshme

Aktuale

Përfundon organizimin për Pavarësinë e Kosovës në Beograd, Kamberi: Gjithçka e zakonshme

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Shaip Kamberi

Tashmë ka përfunduar organizimi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, organizim ky i cili u zhvillua në Beograd.

Pjesë e tij ishte edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili e konfirmoi përfundimin e këtij organizimi.

Ai gjithashtu për Klankosova.tv bëri të ditur se aty kishte edhe pjesëmarrës nga sektori civil në Beograd dhe se gjithçka kaloi mirë.

“Organizimi ka përfunduar, mirë ishte, pati pjesëmarrës nga sektori civil në Beograd. Ishte gjithçka e zakonshme”, u shpreh Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat