Flet Avni Dehari pasi Hisen Berisha ia përmendi djemtë dhe akuzoi VV-në se i përdori këto raste për qëllime politike

Aktuale

Flet Avni Dehari pasi Hisen Berisha ia përmendi djemtë dhe akuzoi VV-në se i përdori këto raste për qëllime politike

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:37
Arbnor e Astrit Dehari

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari ka dalë nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pak para se të dalë ai, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmendi vëllezërit Dehari dhe tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

Avni Dehari në një prononcim sqaroi daljen e tij nga Kuvendi, duke njoftuar se kishte një punë dhe nuk kishte të bëjë me Berishen.

Sa i përket akuzave të Berishes, Dehari thotë “hiç mos të ndalet, le ta demaskon veten”.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat