“Ndaq me sy, ndaq me vetulla” – Përplasen për rrymën Zemaj e Rizvanolli

Aktuale

“Ndaq me sy, ndaq me vetulla” – Përplasen për rrymën Zemaj e Rizvanolli

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 18:21
Artane Rizvanolli dhe Armend Zemaj

Debat me polemika të shumta është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për situatën energjetike në Kosovë.

Përplasjet u zhvilluan mes pozitës dhe opozitës dhe kryetemë e të njëjtave ishte ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe lidhjet e tij me GEN-in serb, nga i cili LDK po akuzon se Kosova ka blerë rrymë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në anën tjetër mohoi se Kosova ka blerë rrymë nga GEN-i në Beograd.

Madje në një moment, ajo iu drejtua deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, duke ia kujtuar një frazë të famshme të tij kur sa ishte ministër thoshte se e di përmes syrit “se kush është i infektuar me COVID-19  e kush jo”.

Këto komente ajo i bëri gjersa mohonte argumentet e Zemajt se qytetarët kanë paguar më shtrenjtë rrymën se vendet e rajonit.

“Kur mungojnë argumentet, kjo qeveri në masë të madhe, por edhe ministres i erdhi radha, edhe të fyejë po edhe të qes batuta. Nuk na tregoi pse është pagu tenderi 2 milionë më shumë se në vitin 2020”, u përgjigj Zemaj.

“Nuk na tregoi pse s’është shku kaldaja në remont. Nuk na tregoi GEN-i a është i Serbisë a Slloveninë. Ndaq le të na tregon me sy, ndaq me vetulla. Saktë, shkurtë, le të na tregon”, tha në fund Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat