Lajçak i prerë: Propozimi evropian është “merre ose lëre”, s’ka vend për negociata

Aktuale

Lajçak i prerë: Propozimi evropian është “merre ose lëre”, s’ka vend për negociata

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 21:00
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për pritshmëritë e tij para takimit mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiqit, më 27 shkurt në Bruksel.

Ai tha se në këtë takim do të diskutohet për propozimin evropian, duke shtuar se nuk do të ketë vend për negociata, por plani ose do të pranohet ose jo si i tillë.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është I hartuar nga Bashkimi Evropian. Palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe ne nuk shohim arsye, as gjasa për negociata”.

“27 shkurti është sigurisht një ditë shumë e rëndësishme, ku do të kemi takimin tonë mes dy liderëve, por, për herë të parë, do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve. Pra, u takon dy liderëve që ta bëjnë atë një Ditë D, dhe shpresoj që do të jetë rezultati”.

“Ne presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”.

“Do të jetë më shumë se pranim gojor, por nuk dua të flas për ceremoni sepse ne duam të diskutojmë dhe planifikojmë. Do të diskutojmë për planin e zbatimit, sepse është shumë e rëndëishme që të zbatohet edhe ajo që do të dakordohet. Dhe kështu i inkurajomë palët që të vinë me propozime konstruktive dhe të arsyeshme në lidhje me planin e zbatimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat