Hyseni një ditë para takimit: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon propozimin e BE-së?

Aktuale

Hyseni një ditë para takimit: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon propozimin e BE-së?

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:17
Skender Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se një ditë para takimit mes Kurti dhe Vuçiqit, ka shumë shqetësime dhe paqartësi.

Hyseni ka thënë se po në këtë ditë ngriten edhe shumë pyetje e një ndër to është: “Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon këtë propozim?”

Ai ka kritkuar kryeministri, Albin Kurti dhe presidentën, Vjosa Osmani, për qasjen ndaj dialogut, që sipas tij, kanë minuar dhe dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Postimi i plotë

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, është dita kur ka shumë shqetësime e paqartësi dhe kur ngriten shumë pyetje.

Para se të flitet për cilësinë e propozimit evropian, kujtoj se diskursin politik sot duhet ta mbizotërojë pyetja: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon këtë propozim? Pastaj, pse dhe cka e solli situatën kur Kosova detyrohet që në vend që të fliste për njohje të ndërsjellë, de jure, e ka katandisur veten në pozicionin e reparimit të dëmeve, përkatësisht ndaljen e katandisjes së mëtejme!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me qasjen e tyre egocentrike e aventureske në dialog me Serbinë e ka dëmtuar dhe minuar keq pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me administratën amerikane, ndërsa ka forcuar pozicionin e Serbisë, duke e forcuar ate në relacionet ndërkombëtare si kurrë më parë.

Leximi dhe intepretimi thellësisht i gabuar, nga ana e Kurtit dhe Osmanit, i zhvilimeve dhe kontekstit ndërkombëtar të krijuar me agresionin rus në Ukrainë dhe i zvillimeve tjera gjeostrategjike në botë, e shto këtu edhe politikat kryeneqe në veri të vendit tonë, Kosovën e ka kthye pothuaj në pikën zero.

Pra, le të kuptohet, që si pasojë e politikave katastrofale të binomit Kurti-Osamni, sot, gjegjësisht nesër në Bruksel, Kosova është para dilemës së madhe, të pranojë planin evropian dhe gjithë pakon që shkon me te, dhe kështu ta ndërpres katandisjen e vendit edhe më keq, apo ta refuzojë atë plan dhe ta rrezikojë vet qenien e vendit!

Në politikë nuk ka riprovime. Kosova me këtë udhëheqje, ka humbur rastin ideal që të forcojë pozicionin e saj negociues dhe partenteritenin me SHBA=të dhe BE-në. Kosova po e paguan koston e revolucinarëve Kurti e Osmani.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për stabilitetin e rajonit dhe evitimin e konflikteve që i do dhe mbetet synim i fortë i Federatës Ruse. Në të njejtën kohë, plani evropian, i mbështetur edhe nga Administrata Amerikane, do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës në BE. Pranimi dhe zbatimi i këtij plani do të krijojë një paradispozitë thelbësore për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Fajtorin pse ndodhemi para kësaj dileme duhet ta kërkojmë te politikat e pamatura, egocentrike, avetureske e fëminore të Kurtit e Osmanit. Pra, jemi ku jemi! Nuk duhet humbur rasti që me 27 shkurt Kurti të pajtohet me propozimin evropian e që ashiqare ka edhe përkrahjen e plotë të Aminsitratës Amerikane. Nuk është zgjidhje perfetkte por ështe një zgjidhje e ndërmjeme, hap i madh drjet edhe njohjes reciproke e cila doemos do ndodhë pas një kohe. Pranimi e ndërprenë katandisjen e mëtejme të vendit. E pasojat e refuzimit janë të pallogaritshme!

Skender Hyseni

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat