Driton Tali: Serbia s'është në gjendje të futet në luftë për Graçanicën e Shtërpcën

Aktuale

Driton Tali: Serbia s'është në gjendje të futet në luftë për Graçanicën e Shtërpcën

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:52
Driton Tali

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti dhe kryekuvendarit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një status në të cilin pretendon se nuk do të ketë luftë të re me Serbinë.

Tali duket se i është adresuar ndonjë komenti që shpreh bindjen se mund të ketë luftë të re me Serbinë, megjithëse nuk i ka cekur me emër.

Ai argumenton se Serbia merr investime miliardëshe nga Bashkimi Evropian, gjë që sipas tij nuk e lejon që të mendojë për të luftuar për (sic) Graçanicën e Shtërpcën.

“Shih ti, ajo nuk e sakrifikoi Urën e Çukaricës më 99-n, kur ishte krejt një Serbi tjetër, e po t’i sakrifikon tashti investime miliardëshe!???” – ka shkruar z. Tali në Facebook.

Tali ishte larguar së fundi nga kabineti i kryekuvendarit Konjufca për arsye personale. Por, më herët ai ka shërbyer edhe në kabinetin e kryeministrit Kurti si këshilltar politik.

Postimi i plotë:

Këta që po flasin për luftë të re me Serbinë "Zoti mendtë ja u kthevtë n'krye".

T'i lëmë anash faktet se Kfori është në Kosovē dhe se Kosova nuk ka të bëjë asgjë më me vitet 80'ta e 90'ta, kur ishte totalisht e pushtuar (nën Apart'hejd) dhe pa asnjëfar mekanizni mbrojtës - por është krejt një Kosovë tjetêr!

A me të vërtet besoni se Serbia do t'i sakrifikojë gjithë këto investime të huja (sidomos nga UE) për Graçanicën e Shtërpcën, për mos të thënë për Kllokotin, Kufcën apo Ranillukun?!

Shih ti, ajo nuk e sakrifikoi Urën e Çukaricës, me 99'ën, kur ishte krejt një Serbi tjetër e po t'i sakrifikon tashti investimet miliardëshe!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat