Nitaj: Kurti t’i thotë PO propozimit franko-gjerman, ndryshe pasojat mund të jenë katastrofike për Kosovën

Aktuale

Nitaj: Kurti t’i thotë PO propozimit franko-gjerman, ndryshe pasojat mund të jenë katastrofike për Kosovën

Më: 2 mars 2023 Në ora: 00:20
Muharrem Nitaj

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kosova duhet t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman dhe Kurti mos të eksperimentojë e mos ta nxjerr të dështuar Kosovën në Bruksel.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen dhe se nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë katastrofike për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Palëve u është dhënë propozimi franko-gjerman me vërejtjen se ai nuk mund të ndryshohet, për të cilin pjesa dërrmuese e spektrit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe Qeverinë, kanë deklaruar se kjo paraqet njohje faktike të Kosovës.

Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat