820 ushtarë të FSK-së realizojnë portretin e Adem Jasharit

Aktuale

820 ushtarë të FSK-së realizojnë portretin e Adem Jasharit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:52
Ushtarët e FSK-së realizojnë portretin e Adem Jasharit

20 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar në poligonin e kazermës, portretin e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas MB-së, kjo është bërë në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, thuhet në njoftim.

Në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ministrie, është publikuar edhe video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat