Kastrati: Kurti nesër duhet ta refuzojë pikën që na kërkon t`i harrojmë krimet e Serbisë

Aktuale

Kastrati: Kurti nesër duhet ta refuzojë pikën që na kërkon t`i harrojmë krimet e Serbisë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:19
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkua nga kryeministri Albin Kurti që nesër në takimin e Ohrit ta refuzojë pikën e Planit të BE-së, e cila kërkohen që të harrohen krimet e Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të tjerat pika të planit duhet të analizohen dhe të diskutohen.

“Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon ti harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen! Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”.

Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën”, ka shkruar Katrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat