Ish kryetari i Prishtinës, njëherësh ish bashkëpartiaku i kryeministrit Kurti, Shpend Ahmeti, është përfshirë në ‘debatin’ lidhur me vetëmenaxhimin apo asociacionin.
Ai ka publikuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pas takimit me Kurtin tha se ky i fundit duhet të bashkëpunojë me ta për ta formuar Asociacionin.
Por, Ahmeti ka përmirësuar fjalën asociacion në lajm, duke e bërë atë vetëmenaxhim.

“E ndreqa”, ka shkruar ai me ironi.