Imeri thotë se Serbia nuk do të pranojë formatin e Kosovës për vetëmenaxhimin e serbëve

Aktuale

Imeri thotë se Serbia nuk do të pranojë formatin e Kosovës për vetëmenaxhimin e serbëve

Më: 21 mars 2023 Në ora: 21:55
Dorajet Imeri

Analisti, Dorajet Imeri është shprehur skeptik se Serbia do të fillojë zbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me propozimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje sipas Imerit, Serbia nuk do ta pranojë propozimin e Kosovës për “vetëmenaxhimin” e serbëve.

“Vendosja e kushtit të parë që Kosova të fillojë zbatimin e marrëveshjes me krijimin e asaj që është vetmenaxhim, tregon që Serbia nuk do të pajtohet me asnjë format të cilën Kosova do t’ia ofrojë asaj në ditët në vijim. Pra jam mëse i bindur për këtë, pra Kosova me gjasë as pas 30 ditëve, ose kur është afati i parë kur të paraqesë ndonjë nga opsionet që do të mund të ishte. Unë kam një bindje që Serbia do ta dështojë si projekt, nuk do ta pëlqej dhe as s’do ta pranojë si të tillë”, tha ai.

Teksa sipas Imerit, kjo situatë është shqetësuese sepse siç tha ai, po flitet për arritjen e një marrëveshje mes të dyja vendeve.

“Unë mendoj që ne duhet me u shqetësu sepse po flasim për arritjen e marrëvëshjes dhe duhet me u shqëtesu për faktin se nuk kemi një palë e cila do të ishte një ndërmjetës i sinqertë, dhe i cili do të mund të përcaktonte dinamikat ndryshe. Unë kam një bindje që Serbia do të përdorë të gjitha mekanizmat e saj politik për ta shtyer implementimin e marrëveshjes, ky është shqetësimi që unë po bart sonte këtu dhe kjo është se paku pikëpamja ime”, shtoi ai.

Ndryshe kryeministri Kurti sot deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij “gjeneroze” për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat