Nushi për Raportin e DASh-it: Martin Berishaj është tregues i nivelit të lartë të korrupsionit

Aktuale

Nushi për Raportin e DASh-it: Martin Berishaj është tregues i nivelit të lartë të korrupsionit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 10:28
Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi

Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi e ka parë me shqetësim Raportin e Departamentit të Shtetit amerikan mbi Kosovën. Thotë se në të shfaqet korrupsioni i lartë i Qeverisë.

Një tjetër gjë shqetësuese e sheh edhe dhunën mbi baza gjinore, për të cilën thotë se nuk ka rezultate nga e kaluara.

Në një intervistë Nushi përmend ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si shembull i korrupsionit.

Thotë se përderisa Qeveria nuk e shkarkon ambasadorin Berishaj, tregon qartë nivelin e lartë të korrupsionit.   

“Ka kohë që po e themi dhe që po ndodh që Qeveria dhe qytetarët po jetojnë në realitete paralele. Ne qytetarët jemi që vuajmë çdo gjë të kësaj Qeveria dhe është Qeveria që po jeton në një realitet ku gjithçka është në rregull, kushtet janë të mira e pagat janë të larta dhe nuk ka korrupsion. Ndërkohë Raporti i Departamentit të Shtetit flet për korrupsion serioz qeveritar në nivele të larta të korrupsionit dhe po ashtu shumë shqetësuese është edhe dhuna mbi baza gjinore nga e cila kjo Qeveri nuk është që ka bërë diçka, rezultatet janë pothuajse identike me ato të viteve të kaluara. Korrupsioni është i lartë dhe kjo tregohet vetëm me faktin e Martin Berishajt. Nëse për një vit po bëhet dhe ai nuk po shkarkohet me të gjitha ato shkelje dhe me ato transaksione milionëshe të dyshimta, tregon që Qeveria është kokë e këmbë e përfshirë në ato afera, vetëm që problemi është se disa nga to po i dimë e nuk i dimë të gjitha”, thotë Nushi për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat