Baraliu: Me këtë Serbi që njohim, s’do të ketë njohje reciproke

Aktuale

Baraliu: Me këtë Serbi që njohim, s’do të ketë njohje reciproke

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:53
Mazllum Braliu

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Braliu, ka thënë me këtë Serbi që ka një klasë politike si trashëgimi të udhëheqjes së Millosheviqit, s’do të ketë njohje reciproke.

“Me këtë Serbi çfarë është, me këtë udhëheqje që është trashëgimi e Millosheviqit, me lojërat që po bën edhe çështja e nënshkrimit është një prej lojërave të tillë, të cilën edhe BE-ja, edhe bashkësia ndërkombëtare e tolerojnë si mos të ndodhi asgjë. Serbisë nuk i kërkohet që ta heq nga kushtetuta e saj Kosovën si pjesë përbërëse, ndërkaq Kosovës i imponohet diçka që është gangrenoze, diçka që ka bërë dikush më herët gabimisht, dy marrëveshje që në fakt, Gjykata Kushtetuese ka invalidizuar e kanë nënçmuar atë dhe kanë thënë tash në pikën 10 të marrëveshjes së parë të Brukselit, është thënë që marrëveshjet e Brukselit janë valide, që do të thotë, domosdoshmërisht të vlefshme dhe janë të detyrueshme për palët”, tha Baraliu.

Sipas tij, kjo do të thotë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2015-ës të parimeve që në fakt, 23 vende e kanë vërtetuar që ka shkelje të kushtetutës ose mospërputhje me të, me këtë marrëveshje sipas tij, kjo nuk merret parasysh.

“Ndërkohë që kjo bashkësi ndërkombëtare kërkon që ne të jemi konsekuent si sistem juridik dhe kushtetues, edhe gjykata që ka pru një vendim të padrejtë, pa bazë ligjore, jam i sigurt në këtë që po e them, duke u bazuar më tepër në segmentin politik, për ato hektarët e asaj kishës në Deçan, ndërkohë atë e sulmojnë se nuk po funksionojka sistemi juridik, a këtu e shkelin me dy këmbët një marrëveshje që pikërisht ky sistem juridik i drejtësisë kushtetuese e ka invalidizuar, e ka qitë jashtë fuqie me 23 nene. Kjo për bashkësinë ndërkombëtare nuk është e rëndësishme dhe thonë, jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën të respektohet por duhet të bëhet një pako e vetëqeverisjes apo vetmenaxhimit në Kosovë, në bazë të një marrëveshjesiç janë marrë edhe nënshkruar në Bruksel”, tha Baraliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat