Pantina: Ende nuk po e dimë çka janë dakorduar palët, nuk po na intereson çka ka kërkuar kryeministri, e as çka i është refuzu

Aktuale

Pantina: Ende nuk po e dimë çka janë dakorduar palët, nuk po na intereson çka ka kërkuar kryeministri, e as çka i është refuzu

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:01
Shqipe Pantina

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, tha se për qytetarët e Kosovës, ende vazhdon të mbetet e paqartë se çfarë është dakorduar kryeministri Kurti në marrëveshjen trilaterale.

“Ajo që sapo ai e deklaroi në konferencën për media, është një narracion, një shpjegim i procesit të negociatave që ka ndodhur brenda me dyer të mbyllura. Kjo mund të jetë interesante pas nja 10 apo 20 vite për ata që duan ta studiojnë edhe procesin. Por, për neve si qytetarë të këtij vendi ajo çka është me rëndësi është çka është dakorduar, jo çfarë ka kërkuar kryeministri, jo çfarë i është refuzuar atij, por çfarë janë dakorduar në fund”, tha Pantina.

Ajo madje tha se, përkundër sa qëndrimet e kryeministrit kanë ndryshuar nga qëndrimet kur ai ka qenë në opozitë, qytetarët ende nuk po i dinë se cilat janë qëndrimet zyrtare të tij.

“Ajo çka mbetet ende e paqartë për Qeverinë dhe kryeministrin në veçanti, është se cilat janë qëndrimet e tij sot. Tashmë secili e di që ai i ka ndërruar ato qëndrime nga ato që ka pasur në opozitë, por ne ende vazhdojmë të mos e dimë se cila janë qëndrimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përfaqësuara nga kryeministri. Diçka tjetër deklaron në mediat ndërkombëtare, diçka tjetër deklaron në mediat vendore e diçka tjetër pranon në tavolinën e bisedimeve”, tha Pantina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat