Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për kaq për qind

Aktuale

Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për kaq për qind

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka bërë të ditur se tarifat e reja për energji elektrike pritet të jenë më të larta nga 1 prilli për rreth 15 për qind.

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro.

Ndërsa, ZRrE në mbledhjen e sotme nuk ka aprovuar edhe kërkesën e KEK-ut që të rritet çmimi i megavatit të energjisë kjo korporatë ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fezullahu theksoi pas mbledhjes se çmimi i importit është shumë i lartë, derisa theksoi se vitin e kaluar çmimi i importit që është parashikuar nga ZRRE është tejkaluar çmimi i realizuar nga ana e OSsH-së dhe OST-së dhe nga ana e KESCO-s.

Fejzullahu: Me të hyrat në vlerë 398 mijë euro, do të furnizohen konsumatorët e rregulluar me energji elektrike

“Importi në këto dy vitet e fundit, çmimi është shumë i lartë dhe vitin e kaluar çmimi i importit që është parashikuar nga ZRRE është tejkaluar çmimi i realizuar nga ana e OSsH-së dhe OST-së dhe nga ana e KESCO-s. Pra, edhe kostot e lejuara për OST-në dhe OSsH-në për vlerën e importit vitin e kaluar kanë qenë më të larta se ato që i kemi paraparë vitin e kaluar dhe domosdoshmërisht ajo kosto duhet të reflektohet edhe gjatë shqyrtimit te të hyrave të lejuara maksimale për këto të licencuara gjatë këtij viti, që si rezultat ka ardhur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për sistemin për konsumatorët e rregulluar për vitin 2023 të jenë 398 milionë euro. Me këto të hyra ne konsiderojmë se furnizuesi me obligim të shërbimit universal do t’i furnizojë konsumatorët e rregulluar me energji elektrike për një periudhë njëvjeçare, prej datës 1 mars të këtij viti deri më 31 mars të vitit të ardhshëm”, tha Fejzullahu.

Në bazë të kësaj, ai tha se energjia elektrike duke filluar nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet për rreth 15 për qind, mirëpo vendimi bëhet i plotfuqishëm në mbledhjen e radhës së ZRrE-së.

Fejzullahu: Pritet që rritja e energjisë të jetë për 15 për qind

“Gjatë raportit konsultativ vlera e të hyrave të lejuara maksimale për KESCO-n ka qenë rreth 394 milionë euro, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe duke u bazuar edhe në të dhënat më të fundit, ka rezultuar se të hyrat maksimale të lëvizin në 398 milionë euro. Në bazë të kalkulimeve mund të rezultojnë se përafërsisht rritja do të jetë rreth 14 për qind. Pra, të hyrat e lejuara maksimale për vitin e ardhshëm për KESCO-n do të jenë 398 milionë euro. Dhe kjo pritet që të rezultojë rritje rreth 15 për qind, mirëpo saktësisht do të dihet në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së, ku KESCO, KEDS-i dhe KOSTT-i do t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për tarifa bazuar në vendimet e bordit të ZRrE-së. Sa i përket subvencionimit janë marrë parasysh edhe vlera e subvencionit nga e ana e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe subvencionimin nga ana e qeverisë që është bërë për muajin janar deri më 15 mars”, tha mes tjerash Fejzullahu.

Ai po ashtu tha se nevoja për të hyra shtesë në raport me tarifat ekzistuese janë rreth 50 milionë euro.

Në rritjen e tarifave prej 15 për qind, do të përfshihen të gjitha kategoritë e konsumatorëve, përfshirë bizneset dhe konaumstoarët nën pragun 800 kËh.

Fejzullahu: Pragu prej 800 kË është i njëjtë, nuk ka ndryshim sa i përket bllok tarifës, kjo do të jetë e njëjtë

“Pragu prej 800 kwh është i njëjtë, nuk ka ndryshim sa i përket bllok tarifës, kjo do të jetë e njëjtë, edhe çmimet do të rriten në mënyrë lineare për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, duke përfshirë edhe bllok tarifën nën 800 KË, por në të njëjtën kohë edhe për rata konsumatorë mbi 800 kËh rritja do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë”, shtoi Fejzullahu.

Fejzullahu ka theksuar se kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë nuk është marrë parasysh, sepse sipas tij është përgjigje që KEK-u duhet të negociojë në harmoni me legjislacionin dhe kontratën e re në mes të licencuarve.

Fejzullahu: Kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë nuk është marrë parasysh

“Kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë të cilën ja shet edhe KEDS-it, KOSTT-it dhe KESCO-s nuk është marrë parasysh, për shkak se është përgjigje se KEK-u duhet të negociojë në harmoni me legjislacionin në fuqi kontratën e re mes këtyre tre të licencuarave. Cilido që të jetë çmimi i cili do të realizohet me firmosje e kontratës shtesë për periudhën një vjeçare ZRrE do të marrë parasysh në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur, ZRRE në kalkulimin e të hyrave të lejuara maksimale për të tre të licencuara i ka marrë çmimet aktuale me kontratat në fuqi...Këtë vit kosto e konsumatorëve që e shkaktojnë në sistem është konsideruar se është e njëjtë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe rritja pritet të shpërndahet barabartë në të gjitha kategoritë në raport me koston që e shkaktojnë ato në sistem. Ku aktualisht kemi nëntë kategori të konsumatorëve që janë në strukturën tarifore që është aprovuar nga ana e ZRRE-së”, tha Fejzullahu./

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat