Kurti: Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje, shenjë e qartë e kontrollit nga Beogradi

Aktuale

Kurti: Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje, shenjë e qartë e kontrollit nga Beogradi

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:42
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore.

Kurti ka thënë se Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Republikës së Kosovës që do të mbahen këtë prill.

Ai ka thënë se kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.

“BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka thënë ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat