Kastrati: Prej kur erdh Besnik Bislimi në parlament, unë s’e shoh më Vedatin e Stupcave

Aktuale

Kastrati: Prej kur erdh Besnik Bislimi në parlament, unë s’e shoh më Vedatin e Stupcave

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:04
Ardian Kastrati

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur në Kuvend, aty ku kryeministri Kurti paraqiti detajet e marrëveshjes së Ohrit.

Në fjalën e tij, Kastrati hodhi kritika ndaj deklarimeve siç i quajti ai me humor të shefit të ekzekutivit, në veçanti atë të pyllit me pemë.

Veç kësaj, ai shfrytëzoi rastin për të bërë humor me Kurtin e Besnik Bislimin poashtu.

Madje, për këtë të fundit tha se prej kohës që është në parlament, nuk e shikon më Vedat Bajramin, komedianin.

“Sa për Bislimin, prejse është në Kuvend, nuk e shoh më Vedatin e Stupcave”, tha ndër tjerash Kastrati në foltoren e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat