​Molliqaj thirrje për protestë: Të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve

Aktuale

​Molliqaj thirrje për protestë: Të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:27
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë me presion qytetar duhet të ndalet rrugëtimi i qeverisë. Derisa u ka bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së nesërme kundër marrëveshjes me Serbinë, ai shtoi se e njëjta nuk ka legjitimitet politik dhe ka kundërshtim popullor. Molliqaj para gazetarëve ka thënë se ka disponim për protestën e nesërme dhe se e njëjta do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kreu i kësaj partie jo-parlamentare u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, për të shprehur kundërshtimin për marrëveshjen me Serbinë.

Molliqaj: Të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve

Është jashtëzakonisht jetike e rëndësishme në dy drejtime. Njëra për demokracinë e Kosovës, tjetra për interesin e shtetësisë së Kosovës që kjo qeveri të ndalet në këtë rrugëtim, të detyrohet se është e qartë që nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje, por të detyrohet nga presioni qytetar. Edhe një herë të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve të cilat tashmë kanë ndodhur. Protestën tonë e kanë mbështetur ‘Nisma për Kosovën’, organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së, shumë gazetarë, opinionistë, politikanë edhe njerëz që merren me sferën publike në Kosovë”, ka deklaruar Molliqaj.

Një javë pas takimit në Ohër, Molliqaj tha se njohja nga Serbia nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, për çka edhe vet kryeministri ka hequr dorë ta kërkojë një gjë të tillë.

Molliqaj: Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike

"Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike, nuk ka legjitimitet, për më shumë ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojtur këtë marrëveshje, sepse është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë që i ka ndodhur Kosovës në proces dialogues. Ajo qe dihet tashmë, pesë vendet anëtare të BE-së qe nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës, asnjë garancë, asnjë premtim as vendor e as ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të ketë asociacion me autonomi të veçantë për veriun e Kosovës, për çka siç tha Molliqaj, është jetike që kjo qeveri të ndalojë këtë rrugëtim.

Molliqaj: Kosova po merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë

"Ajo çka po ndodhë në këto dy dokumente që bëjnë një marrëveshje është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë dhe nuk përfiton thuajse asgjë. Edhe pika 4 që e ka pasur një relevancë ndërkombëtare sa i përket mos-pengimit në Kombet e Bashkuara, siç e keni parë, presidenti Vuçiq ka treguar qartë që nuk do të lejohet dhe do të sabotohet e të pengohet nga Serbia. Prej pritjeve shumë të mëdha kemi përfunduar në rezultateve shumë të vogla. Madje edhe negative shumë prej tyre”, ka shtuar Molliqaj.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq fjalimet do të mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat