Krasniqi: Tash e dy vite nuk kemi pa që ka bërë ndonjë punë Qeveria Kurti

Aktuale

Krasniqi: Tash e dy vite nuk kemi pa që ka bërë ndonjë punë Qeveria Kurti

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:49
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, është shprehur e zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

Ajo ka bërë me dije se në këto dy vite kjo qeveria nuk ka bërë ndonjë punë.

Në një prononcim ajo ka treguar dështimin e Qeverisë Kurti.

“Më 14 shkurt si duket është vendosur një moratorium në shtetin e Kosovës, sepse tash e dy vite ne nuk kemi pa që është bërë ndonjë punë nga kjo qeveri edhe kanë ardh në pushtet që dialogun e kanë pasur si pik të shtatë në programin e tyre, tani ka dalur si pik e parë. Gjithashtu kanë ardhur në pushtet me parimin se nuk do të ketë nepotizëm tani po e shohim se shumica e institucioneve janë kapur nga VV-ja”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, kjo qeveria është karakterizuar me mungesë të madhe të investimeve kapitale.

Ajo ka thënë se VV-ja ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në praktikë ka bërë fare pak.

“Kanë ardhur në pushtet se do t’i ndërtojnë të gjitha autostradat, deri më tash nuk kemi as një fillim të ndërtimit të tyre, gjithashtu kemi ndërprerje të magjistrales Prishtinë- Mitrovicë. Për shkak të problemeve që i kanë në ministri dhe siç duket tash duhet që t’i merr tenderin dikush i partisë së VV-së. Kanë ardhur në pushte që për qiftet do të kenë banesa, ndërsa tani është shtrenjtuar tatimi në pronë. Kanë ardhur në pushtet se do të lirohet energjia, ndërsa tani kemi 100 për qind shtrenjtim të energjisë. Ka rritje të produkteve bazike mbi 50 për qind”, është shprehur ajo për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat