Me mantil të bardhë edhe në UÇK: Lul Raka tregon si u vranë infermieret nga forcat serbe

Aktuale

Me mantil të bardhë edhe në UÇK: Lul Raka tregon si u vranë infermieret nga forcat serbe

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:21
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, foli edhe për periudhën kur ka qenë mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Raka thotë se në kohën e luftës ani pse i ri, nuk ka dashur asnjëherë ta lëshoj Kosovën.

“Në atë kohë kam qenë duke punuar në shoqatën humanitare “Nënë Tereza” në Kaçanik. Edhe sa u pata pranuar asistent në Fakultetin e Mjekësisë, paralufte. Edhe nuk ka pasur aty dilema”.

“Ka qenë periudhë e rëndë sepse shumë njerëz nuk i kemi. Edhe në ekipen time, në brigadën 162, Agim Bajrami, infermierët që kanë qenë në ekip tek unë janë vrarë më 9 prill, në lagjen Rakoc në Kaçanik.. Prej kësaj prespektive e sheh që kadal se ne nuk e paskemi marrë mësimin e luftës, pasojat e luftës. E rëndë ka qenë”.

Ai thekson se “kemi harruar shpejtë”.

"Në emër të luftës është bërë gjithçka, ka pasur edhe keqpërdorime", theksoi Raka.

Mikrobiologu thotë se është shumë e dhimbshme me i harru personat që kanë vdekur e janë vrarë në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat