“35 milionë euro dëme”: Ramiz Kelmendi del me detaje pasi u dogj depoja e "Elkos" në Pejë

Aktuale

“35 milionë euro dëme”: Ramiz Kelmendi del me detaje pasi u dogj depoja e "Elkos" në Pejë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 18:13
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni dhe pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pasi një pjesë e kësaj qendre në Pejë është djegur mëngjesin e sotëm.

Ai ka dhënë detaje duke treguar se nuk dihet ende shkaqet, derisa thotë se zjarri dyshohet se ka filluar rreth orës 08:15.

“Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).” – ka thënë ai.

Veç kësaj, Kelmendi ka thënë se dëmi, sipas informacioneve deri në këtë fazë, parashihet të jetë rreth 35 milionë euro.

Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, ai ka shkruar: “Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat