Prokuroria jep detaje për incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Aktuale

Prokuroria jep detaje për incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.

“Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat