Sherifi: A mundet tash Kurti me kërku nga Rama që edhe Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”?

Aktuale

Sherifi: A mundet tash Kurti me kërku nga Rama që edhe Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”?

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:24
Bilall Sherifi

Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shqipëri dhe takimin e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sherifi ka përmendur Ballkanin e Hapur të cilën Kurti e kundërshtonte.

Ai ka ngritur pyetjen nëse tash Kurti mund të kërkojë nga Rama që edhe Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, pasi Serbia ka pranuar “de facto” Kosovën.

“Pasi me marrëveshjen e Ohrit Serbia e ka pranuar “de facto” shtetin e Kosovës, a mundet tash Albin Kurti me kërku nga Edi Rama që edhe Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”?” – ka pyetur ai në Facebook.

Ndryshe Kurti të dielën ishte në Tiranë. Ai u takua me krerët e shtetit si dhe me opozitarin, Ilir Meta.

Qendër e diskutimeve ishte marrëveshja e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat