KDI mbi Ligjin për KPK-në: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

KDI mbi Ligjin për KPK-në: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Instituti demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

KDI thotë se Reforma në drejtësi që përveç ndryshimit të disa ligjeve ekzistuese, mëton të sjellë ndryshime rrënjësore të manifestuara përmes iniciativave kapitale si procesi i vetingut, Byroja për konfiskimin civil të pasurisë dhe Këshilli Prokurorial duhet të ketë konsensus të gjerë.

Për shkak të ndjeshmërisë dhe peshës që këto ndryshime ligjore pritet të sjellin në sistem por edhe në praktikë, të njëjtat do të duhej të ishin zhvilluar në një frymë më konsensuale dhe gjithëpërfshirëse me akterët relevant”.

KDI ka kërkuar nga institucionet shtetërore që vendimet e Kushtetueses të zbatohen pa pasur asnjë rezervë.

Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”.

KDI ka shprehur shqetësimin e saj ën lidhje me deklaratat e ministres Haxhiu për vënien në dyshim të përmbajtjes së vendimit të kushtetueses.

“Pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”.

KDI ka kërkuar nga zyrtarët e ekzekutivit që të përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses.

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat