Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut

Aktuale

Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut

Më: 28 mars 2023 Në ora: 00:14
Enes Goga

Imami i Pejës, Hoxhë Enes Goga nuk është pajtuar që njerëzve t’u kërkohet që të zgjedhin mes fesë dhe kombit.

Ai ka thënë shtrimi i një pyetje të tillë përbën injorancë.

Goga ka deklaruar se feja islame promovon me prioritet shërbimin ndaj atdheut.

“Feja dhe edukimi i mirëfilltë fetar, s’po flas vetëm për besimin islam, por në këtë rast besimi islam meqë jemi 96%, kërkon lart në prioritete të jetë shërbimi ndaj atdheut”, ka deklaruar ai emisionin “Jo Majtas Djathtas” në T7.

“Asnjëherë në historinë shqiptare, nuk ka qenë feja pengesë. Ne përjashtojmë rastet e izoluara”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka thënë se feja i ka edukuar gjithmonë njerëzit që të jenë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë.

“Ata që e kanë zgjedhur rrugën e mos-besimit, është e drejtë e tyre, por kjo nuk i bjen që ata gjithmonë kanë të drejtë. Çdo tentativë për të bërë një lloj ndarje, për mendimin tim tregon injorancë”, ka shkruar Hoxhë Goga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat