Po i del krah Vuçiqit, vjen reagimi i ashpër ndaj Borellit – kërkohet demaskimi i mashtrimeve të politikës serbe

Aktuale

Po i del krah Vuçiqit, vjen reagimi i ashpër ndaj Borellit – kërkohet demaskimi i mashtrimeve të politikës serbe

Nga: A.M. Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:56
Josep Borell dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti Lirim Gashi ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit po i del ‘krahë’ Vuçiqit.

Gashi tha se Borell po shndërrohet në zëdhënës të presidentit serb.

“Vuçiqi shkon në negociata për të shmangur akuzën për mos gatishmëri dhe jo pse është i gatshëm të bëjë konsesione. Madje kur kthehet në Parlamentin e tij u thotë deputetëve mos më lejoni të gaboj diçka, ose edhe më saktë ju lutem ma ndaloni me ligj të bëj diçka që do të kundërmonte në tradhti.

Çfarë ndodh?

Del Borrel Paçavura shndërrohet në zëdhënës të tij dhe thotë se ai në parim i ka pranuar të gjitha”, shkroi në Facebook ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ne e kemi sjellë veten në situatë që ta quajmë të fortin të drejtë edhe kur nuk është i drejtë sepse vetë jemi të dobët dhe nuk mund të mbrohemi.

Vuçiqi shkon në negociata për të shmangur akuzën për mos gatishmëri dhe jo pse është i gatshëm të bëjë konsesione. Madje kur kthehet në Parlamentin e tij u thotë deputetëve mos më lejoni të gaboj diçka, ose edhe më saktë ju lutem ma ndaloni me ligj të bëj diçka që do të kundërmonte në tradhti.

Çfarë ndodh?

Del Borrel Paçavura shndërrohet në zëdhënës të tij dhe thotë se ai në parim i ka pranuar të gjitha.

Nuk po kam kohë të shkruaj me hollësisht sepse jam në punë vetëm nëse ne nuk bëhemi me të guximshëm dhe nuk i demaskojmë kudo që jemi mashtrimet e politikës serbe dhe të shteteve që nuk na kanë njohur atëherë tërë kohën do të merremi me njeri tjetrin si loptë e gjalla të ahurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat