Ministri Murati dhe ambasadori turk Angili diskutojnë për bashkëpunim

Aktuale

Ministri Murati dhe ambasadori turk Angili diskutojnë për bashkëpunim

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Ministri Murati i uroi mirëseardhje ambasadorit në Kosovë, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Gjatë takimit Ministri potencoi se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shprehu gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat