AGK thotë se sulmet ndaj gazetarëve u rriten gjatë vitit 2022

Aktuale

AGK thotë se sulmet ndaj gazetarëve u rriten gjatë vitit 2022

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka publikuar raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, AGK tha se gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, ku numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, në 33 në vitin 2022.

”Teksa, si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave nga KGjK për rastet e gazetarëve”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ky raport është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi Bojaj, në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists, e që e përshkruan më gjerësisht situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike e politike në raport me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat