Nura: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi

Aktuale

Nura: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:46
Fadil Nura

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në fjalën e tij në tubimin përkujtimor në nderim të 147 civilëve të vrarë, në 24-vjetorin e masakrës së Izbicës, ka thënë se sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi.

Ai thotë se si popull nuk kemi si të mos jemi të shqetësuar për padrejtësitë që po na shkaktohen.

“Sot ka drejtësi selektive. Drejtësi asimetrike. Sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi. Sot, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët tjerë të luftës, po vuajnë nga padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë.

Trupi ynë si popull rënkon edhe nga plagët tjera që u shkaktuan nga lufta e Kosovës. Mbi 100 familje të komunës sonë, sot vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre, fati i të cilëve sot e 24 vite më parë, nuk është zbardhur”, ka thënë Fadil Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat