Rasti “53 milionësh” shoshitet në gjykatë, i akuzuar ish ministri Lekaj

Aktuale

Rasti “53 milionësh” shoshitet në gjykatë, i akuzuar ish ministri Lekaj

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:15
Pal Lekaj

Procesi gjyqësor në rastin e njohur si “53 milionëshi” ka vazhduar të premten me marrjen në pyetje nga ana e prokurorit Atdhe Dema, të Ramë Qupevës, drejtor në Departamentin për Infrastrukturë Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, në cilësinë e dëshmitarit.

Qupeva tha se “Hill International” ka menaxhuar me kontratë,  ka përgatitur raporte të rregullta të cilat i janë dorëzuar njësisë dhe komitetit. 

“Zgjatja e vazhdimi i kontratës  ka qenë e ministrit  Lutfi Zharku, ku kompania ka përgatitur dhe dorëzuar opinionin lidhur me këtë çështje”, tha ai.

“Rasti i dytë ka qenë në kohën e ministrit Pal Lekaj për zgjatjen e afatit në fund të vitit 2017”.

Prokurori ka kërkuar që Qupeva të mos  kthehët në përgjigjjet e dhëna, por të tregojë se në pozitën që ka pasur, çfarë kontrate ishte me ‘Lampson’ dhe se si duhej  të ekzekutohet deri në fund.

Qupeva tha se kontratat e ‘Lampson’ nuk janë tipike për projektet e ndërtimin të rrugëve dhe se në këto kontrata eliminohet rreziku i sasive që mund të rritët gjatë implementimit të projektit.

“Kontrata është fikse, si pjesë e kushteve të kontratës lejohet punë shtesë si 10% të kontratës, implementimi i këtij lloji të kontratës kërkon një diciplinë më të madhe në  raport me kontrata të tjera për arsye se implementimi kryhet në planin dinamik dhe rrjedhjes së parasë e cila kontraktorit nuk i jep shumë hapëirë që të ketë vonesa”, tha Qupeva. “Por në të njëjtën kohë punëdhënësi është i obliguar që ta përcjellë implementimin e planit dinamik me një rrjedhje të parasë e cila është pjesë e ketij plani”.

Prokurori më tej theksoi se kjo kontratë ndahet në dy pjesë,  5% punë shtesë, 5 % tantieme( huazim i materialeve ) etj. Ndërkohë, ai tha se është bërë  ekzekutimi i pagesës prej 53 milionë euro, ndërsa kërkoi të dijë nëse Qupeva në cilësinë e zyrtarit të Njësisë për Implementimin e Projektit (NJIP), ka qenë i njoftuar apo i është kërkuar mendim nëse mund të realizohet kjo pagesë dhe në çfarë forme si dhe nëse është ndarë për punë shtesë apo tantieme?

Qupeva tha se si pjesë e kontratës është klauzola si "variation order",  punë shtesë sipas klauzoles 13.1  ku janë të perfshira huazimet e materialeve.

“Tek pjesa për 53 milionë, pagesat, faturimi për vlerën e 53 milioneve është bërë pas marrjes së vëndimit nga qeveria”, tha ai, duke shtuar se nuk janë konsultuar si njësi, para marrjes së vendimit dhe nuk kanë marrë pjesë në vlersimin e propozimit nga ana e “Bechtel-Enkes” lidhur me kohëzgjatjen e afatit të kontratës.

“Pas marries së vëndimit për 53 milionë në bashkëpunim më ‘Hill International’ është  përgatitur plani i pagesave ‘Hill international’ dhe ‘Bechtel-Enka’ dhe pagesat janë certifikuar nga ana e kompanisë mbikqyrëse ku edhe ka vazhduar pagesa konform këtij plani”.

Prokurori kërkoi sqarime nëse Qupeva ishte në dijeni për vendimin e ‘Hill International’, për zgjatjën e afatit dhe pagesen.

“Hill international’ ka thënë se nuk ka qenë në pajtim me vlerën për 53 milionë”, tha ai.  

“Vendimin e ‘Hill International’ nuk e kam parë me sy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat