Lëvizja Vetëvendosje mbështet Marshin për Drejtësi në solidarizim me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje mbështet Marshin për Drejtësi në solidarizim me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 16:18
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e mbështet Marshin për Drejtësi që do të mbahet këtë të dielë në solidarizim me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet Marshin për Drejtësi që do të mbahet këtë të diele me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”.

LVV-ja vuri në theks situatën e anëtarit të tyre, Rexhep Selimit, për të cilin tha se “i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin”.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dalë fitimtar edhe në betejën e radhës”.

“Ne jemi të bindur se ata do ta tejkalojnë me faqe të bardhë edhe këtë sfidë, duke mbrojtur edhe njëherë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të saj nga akuzat e padrejta dhe nga fushatat që synojnë përbaltjen e luftës së shqiptarëve të shtypur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat