Lekaj: Bizneset në fazë të kolapsit e dështimit, shkak Qeveria Kurti

Aktuale

Lekaj: Bizneset në fazë të kolapsit e dështimit, shkak Qeveria Kurti

Më: 1 prill 2023 Në ora: 08:17
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ky ligj që nga fillimi nuk është trajtuar ashtu si duhet.

Ai, ka thënë se ky ligj e ka vlerën e vogël në përqindje kundrejt pagesave si ndihmë e shtetit për operatorët ekonomik.

“Është lajm i keq që Qeveria ende nuk i ka ndarë mjetet dhe nuk i ka realizuar pagesat ndaj bizneseve. Ky është realitet që kemi në pushtet të papërgjegjshëm si ndaj qytetarëve e po ashtu ndaj ndërmarrjeve, kompanive dhe ekonomive të vogla që e mbajnë shtetin. Për më shumë kjo është një përgjegjësi direkte e ministrit të infrastrukturës i cili nuk e di që është ministër i infrastrukturës, ku në dy vite qeverisje nuk kemi projekte dhe investime si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror”, është shprehur Lekaj.

Ai, ka fajësuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë se kjo e fundit nuk ka pasur politika afatgjata për t’i mbështetur bizneset.

“Pa dyshim që bizneset janë në faza të kolapsit e dështimit, sepse nuk ka pasur politika aftagjata për to nga Qeveria Kurti. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, as stabilitet e suksese të bizneseve ku mbi 700 milion euro të vitit 2022 janë në sirtar e po ruhen. Ky është keqmenaxhim dhe dështim, pasi ekonomia nuk zhvillohet duke kursyer por duke investuar”, ka thënë deputeti Lekaj.

Deputeti ka pasur edhe një thirrje për ministrin Liburn Aliu.

“Unë i bëj thirrje Qeverisë e specifikisht ministrit Libur Aliu që të zgjohet nga gjumi që ta kuptojë që është ministër dhe që të merren me zhvillimin e vendit, dhe pa humbur kohë të përfundojnë pagesat e kompensimet ndaj bizneseve dhe kompanive në bazë të drejtës së tyre të Ligjit për Mbështetjen e Punëve Publike”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat