Blerta Deliu: Këto dy vite sa ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë, të vështira për PDK-në

Aktuale

Blerta Deliu: Këto dy vite sa ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë, të vështira për PDK-në

Më: 1 prill 2023 Në ora: 08:54
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, derisa foli lidhur me marshin që pritet të mbahet nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë, ajo tha se këto dy vite ishin të vështira për PDK-në.

“Ka dy vite e gjysmë që liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë dhe për këtë kohë, ne kemi qenë të rezervuar qoftë që organizojmë diçka apo edhe të mbështesim iniciativa për ta ruajtur një proces që po ndodhë në Hagë. Ju e dini që atje po gjykohen dy prej kryetarëve të PDK-së dhe këto dy vite e gjysmë ka qenë tejet të vështira për partinë por konsiderojë që kanë qenë të vështira edhe për Kosovën, duke u përballur me një proces që duke të jetë më i vështirë dhe urojë që të mos jetë i gjatë dhe që sa më parë të kemi një vendim me atë proces që po ndodhë atje”, deklaroi Deliu-Kodra.

Marshi për Drejtësi” si solidarizim me ish-Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë mbështetje edhe nga spektri i gjerë politik vendor.

Gjatë ditës së djeshme edhe Lëvizja Vetëvendosje doli në përkrahje të këtij marshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat